Ornella Muti dënohet me 6 muaj burg


Ornella Muti dënohet me 6 muaj burg

19:03 07/07/2017

Ornella Muti është dënuar nga Gjykata e Apelit në Trieste me 6 muaj burg dhe 500 euro gjobë pasi anuloi një shfaqje në teatrin “Verdi” 7 vite më parë me justifikimin se ishte sëmurë.

Ajo madje paraqiti edhe një raport mjekësor fiktiv për të mos shkuar në shfaqje. Por, realisht aktorja italiane kishte përdorur këtë justifikim për të udhëtuar në Rusi në një darkë bamirësie për t’u takuar me Presidentin Vladimir Putin.

Aktorja 62-vjeçarja do të duhet të qëndrojë për 6 muaj në qeli dhe të paguajë 500 euro gjobë. Sipas vendimit të gjykatës, ky dënim anulohet vetëm nëse Ornella Muti do të paguajë 30 mijë Dollarë dëmshpërblim për teatrin “Verdi” për dëmin e shkaktuar.

/tvklan.al






Të ngjashme