OSBE analizë për Çeshtjen Hajdari (20 Mars 1999)


OSBE analizë për Çeshtjen Hajdari (20 Mars 1999)

11:23 20/03/1999

Çeshtja Hajdari të zbardhet nëpërmjet një hetimi të veçantë brenda parametrave të Kushtetutës. Ky ka qënë reagimi i OSBE-së dhe Këshillit të Evropës pas analizës juridike në rang ekspertësh të Projektligjit për hetimin e Çeshtjes Hajdari.

Të dy këto organizma i kanë paraqitur për shqyrtim Qeverisë dhe Partisë Demokratike e cila ka përgatitur dhe Projektligjin, përfundimet e kësaj analize. OSBE dhe Këshilli i Evropës bëjnë thirrje për të ndërmarrë veprime të shpejta për të intensifikuar hetimin e Çeshtjes Hajdari, por në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme