15:29 18/05/2014Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur, pasi është institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit. Ky është qëndrimi që kanë mbajtur OSBE-ja dhe Këshilli i Europës në përgjigjie të shqetësimit të ngritur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha për shkelje të Kushtetutës dhe marrje të kompetencave të Presidentit të Republikës me ndryshimet që qeveria i bëri ligjit për ILDKP-në.Teksa bëri public këtë qëndrim, nënkryetari i grupit parlamentar të demokratëve, Eduard Halimi tha se kapja e ILDKP-së nga kryeministri Rama dëshmon rënien e këtij institucioni kyç në luftën ndaj korrupsionit.Opozita thotë se këto dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e demokracisë dhe ligjeve janë shprehur të gatshëm për të ofruar asistencën e tyre me ekspertë për çdo implikim të ligjeve, që kanë të bëjnë me kontrollin e pasurive të pushtetarëve. Sipas Halimit kryeministri Rama ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mosmarrë në considerate edhe eskpertizën 11-vjeçare të OSBE-së dhe Kie-s, të cilët e vlerësojnë pavarësinë e drejtimit të këtij institucioni, duke ia lënë Presidentit të Republikës zgjedhjen e kreut të ILDKP-së dhe jo qeverisë.Ligji i ri për ILDKP-në, kaloi në kuvend në seancën maratonë të 24 prillit vetëm me 75 votat e mazhorancës, por Presidenti i Republikës e ktheu atë për shqyrtim në Kuvend, me arsyetimin se heqja e kompetencës së tij për të propozuar kandidaturat për përzgjedhjen e kreut të IKDKP-së, është një akuzë institucionale që i bëhet Presidentit të vendit, si organ kushtetues për njëanshmëri politike, duke qenë në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe funksionin e tij si Kryetar Shteti. Sipas Nishanit ndryshimet e bëra në ligjin e ri për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësvep ublikë bien ndesh me sistemin qeverisës në Republikën e Shqipërisë, i cili bazohet në parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.Tv Klan