OSBE Gert Ahrens konferenca – (29 Shkurt 2000)


OSBE Gert Ahrens konferenca – (29 Shkurt 2000)

10:03 29/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens sot në një konferencë për shtyp shprehu paanshmerinë e grupit Miqtë e Shqiperisë dhe organizmit që përfaqëson. Pashë sot u shpreh ai që gazetat qeveritare kishin marrë anët pozitive të deklaratës dhe ato opozitare anët negative. Në Shqipëri tha Ahrens lufta politike është më e fortë se në vendet e tjera demokratike dhe ne përpiqemi të jemi të paanshëm me këdo.

Ambasadori Ahrens ka pranuar se janë vërejtur mangesi në ecurinë e shtetit shqiptar, por theksoi se jo për gjithçka është përgjegjëse qeveria, por janë edhe forcat politike. Duke u ndalur për marrëdhëniet brenda mazhorancës socialiste pikë e cila nënvizohet edhe në deklaratën miqtë e shqipërisë Ahrens tha se ato duhet të jenë sa më të mira sidomos mes kryetarit të PS, kryeministrit dhe ministrave.

Përsa i përket dialogut mes forcat politike për procesin parazgjedhor Ahrens theksoi se çdo lëvizje drejt kompromisit do të bëhet vetëm duke mos cënuar aspak Kushtetutën. Ai konfirmoi se përgatitjet teknike për këtë proces kanë filluar dhe pritet që qeveria të prezantoj projektligjin elektoral./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme