OSBE për Partinë Demokratike (29 Prill 2000)
Selia e OSBE-së në Tiranë ka reaguar sot rreth deklaratës së ekspertëve të opozitës sipas së cilës thuhet se gjatë konsultimeve rreth kodit elektoral ka munguar transparenca nga ekspertët e OSBE-së. Zëdhënësi i OSBE-së Gjovani Porta tha se deklarata nuk kishte emra por vetëm firma dhe se nga përmbajtja e saj kemi mbetur të dëshpëruar.
Përsa i përket mungesës së transparencës shtoi Porta, dua të theksoj se dy ekspertët e opozitës nuk ishin prezentë deri në fund të konsultimeve. Nuk është e drejtë tha ai të abuzosh dhe të thuash gjëra të pavërteta. Porta nënvizoi se pavarësisht se ata nuk kanë qënë prezent, ne i kemi informuar hollësisht. Ne kemi bërë çdo gjë thotë Porta që projektkodi i ri të respektojë Kushtetutën dhe të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët. Ne mendojmë përfundon zëdhënësi i OSBE-së se projektkodi i ri i respekton këto dy principe./tvklan.al