OSBE raporton për konfliktin midis ushtarëve serb dhe reporterin francez (12 Prill 1999)


OSBE raporton për konfliktin midis ushtarëve serb dhe reporterin francez (12 Prill 1999)

15:22 12/03/1999

Është ndërprerë udhëtimi për në Kosovë i një gazetari i cili mendohet se është francez. I shoqëruar nga tre luftëtarë të UÇK-së të katër personat janë plagosur dje rreth orës 22:00 në Padesh. Aventurën të pafat të këtij reporteri lufte, për Televizionin Klan e konfirmon Zëdhënësi i OSBE-së në Tiranë, Andrea Angjeli, i cili informon se dje në mbrëmje këta persona janë tentuar të transportohen me helikopter gjë që rezultoi e pamundur për shkak të goditjeve nga kufiri serb.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bajram Currit. Sot në mëngjes sipas Angjelit sot me helikopter francez dhe shqiptar janë transportuar 7 të plagosur shqiptar në Spitalin Ushtarak. Ndërsa reporteri i huaj ka mbërritur në Rinas e prej andej në një spital jashtë Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili






Të ngjashme