OSBE reagon për Veriun (16 Prill 1999)
Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian, OSBE, ka konfirmuar për Televizionin Klan një incident në Postën Kufitare në Gjergë pa dhënë detaje rreth ngjarjes. Sipas tyre është hera e parë që verifikohet një incident në këtë postë kufitare. Gjithashtu burime të po këtij organizmi kanë konfirmuar pesë shpërthime predhash artelerie në afërsi të fshatrave të Tropojës dhe në Papaj dhe nuk ka patur informacione për viktima e të plagosur. Ndërkohë sipas tyre vazhdon seria e predhave në Kamenicë./tvklan.al
Gazetare: Eni Vasili