OSBE takimi i partive politike – (11 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Qeveria dhe të gjitha partitë politike duhet të bashkëpunojnë gjatë muajve të ardhshëm për dialogë dhe transparencë në pajtim me Kushtetutën. Kështu është konkluduar në përfundim të takimit të partive politike shqiptare sot në selinë e OSBE-së, me ndërmjetësinë e ambasadorit Gert Ahrens. Përfaqësuesve të partive politike ju është paraqitur projekti i asistencës elektorale të cilën qeveria shqiptare, PNUD, OSBE etj kanë përgatitur për të asistuar për zgjedhjet lokale.
Përfaqësuesit e opozitës kanë kontestuar përbërjen e anëtarëve të KQZ-së dhe rishikimin e ligjit elektoral. Ambasadori Ahrens dhe ambasadori amrikan Limpreht, i PNUD, përfaqësuesi i KE Perreti, theksuan rëndësinë thelbësorë për zgjedhje të lira e të pa kundershtueshme.
Sipas tyre është e rëndësishme që zgjedhjet e këtij viti të shmangin kritikat dhe të metat e proceseve të mëparshme elektorale. Ata theksuan zhvillimin e zgjedhje te lira e te ndershme./tvklan.al