OSHEE, 6.5 mln USD investime në Spitallë
Për investim prej 6,5 milionë dollarë në rrjetin ekzistues elektrik, ndërtimin e dy fidera të rinj 20 kV Spitallë-Durrës dhe rrjeti i ri 20kV në zonën e ish-Kënetës, kryeministri Edi Rama ia njeh meritën vetë abonentëve të zonës, të cilet prej 2 vjetesh janë konsumator të rregullt të OSHEE.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: ”
Për shkak se në këtë zonë fillo shlyerja e borxheve, filloi pagesa e rregullt, por bëhet një investim që po i jep fund problemit me energji dhe të gjithë zonës.”
Gjatë inspektimit të këtyre investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike, i ka lajmëruar banorët, që muajin tjetër nuk do të ketë me fatura aforfe.
Edi Rama, kryeminsitër i Shqipërisë:
“Historia u bë “o burra kush të vjedhë, kush t’ia hedhë tjetrit”. Ju ia hidhnit shteti, shteti ua hidhte juve dhe u bë “bërllok”.”
Janë 40 mijë banorët e Spitallës dhe Durrësit të ri që përfitojnë nga investimi në rrjetin e shpërndarjes duke mos vuajtur më nga ndërprerja e energjisë elektrike siç ka ndodhur në 25 vitet fundit, pohojnë banorët.
Elja Zotka, Tv Klan