Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj


Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

21:40 25/01/2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka dekretuar këtë të hënë 23 gjyqtarë të rinj. Kjo është bërë në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryetari Skënder Çoçaj i uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtarët e rijn përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK. Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës./klankosova






Të ngjashme