Osmani falënderon Greqinë për mbështetje, shpreson për njohje formale


Osmani falënderon Greqinë për mbështetje, shpreson për njohje formale

14:50 09/10/2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, sot është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ajo e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen, duke shpresuar që ajo të konkretizohet me njohjen formale të shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën plotë:

Për më tepër, u diskutua edhe për zhvillimet në fushën e dialogut dhe procesin e integrimit evropian, me ç’rast falënderoi Greqinë për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave. 

Kryetarja Osmani theksoi se Kuvendi i Kosovës ka përcaktuar vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën me menaxhimin e pandemisë, efekteve të saj si dhe vështirësitë ekonomike.

 Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë./klankosova






Të ngjashme