Osmani shkarkon 4 konsuj të përgjithshëm të Kosovës


Osmani shkarkon 4 konsuj të përgjithshëm të Kosovës

19:38 25/11/2020

Shfuqizohet edhe dekreti për konsullin në Tiranë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për emërimin e konsujve të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate për mediat të nxjerrë nga zyra e Presidencës, ku thuhet se sa i përket tri rasteve të para, emërimet janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi janë hapur konsullata të përgjithshme në qytete ku dhe ka ambasada. Për më tepër, Presidenca bën të ditur se për këta konsuj të përgjithshëm nuk ka patur pëlqim nga shteti pritës.

Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas njoftimit nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti Thaçi.

Tv Klan






Të ngjashme