Otranti synon ngjitjen në ligën e parë malazeze


Otranti synon ngjitjen në ligën e parë malazeze

09:20 29/11/2016 https://youtu.be/gfIsasHTfTs

Otranti është një nga të pakta skuadra shqiptare në Malin e Zi. I rithemeluar sezonin e kaluar e nisi nga Liga e Tretë. Skuadra nga Ulqini merr pjesë në Ligën e Dytë Malazeze dhe synon të ngjitet në elite.

Xhemal Kapllanbegu, trajner i KF Otrant: Synimi është të ngjitemi në Ligën e Parë të Malit të Zi, pasi dum të bëjmë historinë.

Fazën e parë të kampionatit skuadra e drejtuar nga Xhemal Kapllanbegu e mbylli në vendin e tretë. Otranti ka në përbërje shumë lojtarë shqiptarë, madje nga qyteti i Ulqinit.

Xhemal Kapllanbegu, trajner i KF Otrant: Mbi 90% e futbollistëve nga qyteti i Ulqinit.

Otranti është skuadra nga Mali i Zi që merr pjesë në Kupën Pavarësia, që e ka fituar në vitin 2015./ TV KLAN






Të ngjashme