15:31 05/03/2014Kanali i Otrantos është shndërruar në një autostradë për drogën, për të futur në Italia tonelata me lëndë narkotike si kokainë, heroinë e marjuanë që vijnë nga Shqipëria. Deklarata vjen nga prokurori i Leçes Kataldo Motta. Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Republica”, ai thotë se përmes këtij kanali, trafiku i drogës po bëhet gjithnjë e më i thjeshtë. Sipas prokurorit të Leçes, bashkëpunimi mes grupeve kriminale në të dyja anët po intensifikohet.Prokurori flet për disa procese hetimore, që kohët e fundit kanë rezultuar me sekuestrimin e sasive rekord të drogës dhe arrestimin e dhjetëra krerëve të gurpeve të trafikut.Por Mota shpreh shqetësimin për vështirësitë e mëdha, me të cilat po përballen autoritetet italiane që kanë të bëjnë në veçanti bashkëpunimin nga pala shqiptare.Sipas prokurorit të Leçes, hetimet e deritanishme kanë zbuluar një grup të fuqishëm që vepron në brendësi të territorit të këtij rajoni. Grupi vepron me mënyra mafioze të trafikut të drogës përmes disa kanaleve mbështetëse që konsiderohen prej tij si të privilegjuara. Kjo edhe falë lidhjeve të qëndrueshme me shqiptarët. Kataldo Motta përmend edhe rastin e dy vëllezërve shqiptarë Andi dhe Dhori Tole, që prej kohësh kryenin rolin e korrierit dhe furnizuesit. Ne intervisten e dhene per La Repubblica, ai flet edhe per raste të vizitave të krerëve të grupeve kriminale në Itali, për të kontaktuar me furnizuesit shqiptarë.