Pa asnjë lajmërim, Beyonce dhe Jay-Z drejt e në tapetin e kuq


Pa asnjë lajmërim, Beyonce dhe Jay-Z drejt e në tapetin e kuq

21:20 07/10/2021

Beyonce dhe Jay-Z u shfaqën krejt papritur në tapetin e kuq, gjatë BFI’s London Film Festival për premierën e “The Harder They Fall” ku luajnë Idris Elba dhe Regina King. Fansat nuk e prisnin aspak që çifti i njohur të ecte në tapetin e kuq pasi dy yjet nuk kishin bërë asnjë lajmërim për eventin. Por siç ka thënë edhe Anna Wintour për mbrëmjet e Met Gala lidhur me ardhjen e divës: “Me Beyonce nuk i dihet kurrë”.

Këngëtarja dukej e mahnitshme në një fustan të gjatë të zi kadifeje pa rripa, që i theksonte dekoltenë, ndërsa flokët i mbajti të thjeshtë e të valëzuar. Jay zgjodhi një kostum të zi klasik dhe një këmishë të bardhë.

Çifti dukej në një stil shumë të sofistikuar ndërsa pozoi përpara aparateve të paparacëve, ndërsa Beyonce përpara se të shkelte në tapetin e kuq postoi disa foto nga makina ku kishte mbështetur kokën mbi supin e bashkëshortit.

Jay-Z është producent i “The Harder They Fall”, kështu që dëshironte të ishte i përfshirë në projekt për të parë njerëzit me ngjyrë të portretizuar në një film western. Më herët, ai është shprehur se donte t’iu jepte atyre një zë në role, pasi në filmat e deritanishëm duket sikur njerëzit me ngjyrë nuk kanë ekzistuar kurrë./tvklan.al






Të ngjashme