Pa maskë në rrugë, gjobiten 364 qytetarë


Pa maskë në rrugë, gjobiten 364 qytetarë

15:15 16/12/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin policia ka gjobitur me 30 mijë Lekë të vjetra 364 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.  

Në komisariat u shoqëruan 6 persona që nuk pranuan t’i tregonin punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit. Ata u ndëshkuan me 30 mijë Lekë gjobë dhe më pas u lanë të lirë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 Lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 Lekë secili. /tvklan.al






Të ngjashme