Pa motrën duke u puthur me Saimirin, Albana flet pas largimit nga “Love Story”

Albana dhe Silvana

Pa motrën duke u puthur me Saimirin, Albana flet pas largimit nga “Love Story”

19:33 15/12/2020

Ka nisur mes emocionesh e surprizash java  e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën.

Ata u takuan në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë.

Ky afrimitet mes tyre solli edhe vendimin e Albanës për tu larguar nga spektakli, pasi motrat i kishin premtuar njëra-tjetrës që në momentin që Saimiri pëlqen njërën më shumë, tjetra do të tërhiqet.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, Albana ka folur pas spektaklit, teksa është shprehur se e mbajti fjalën e dhënë.

“Më në fund më hoqët qafe.  Mua ma ka treguar Silvana që në momentin që e ka bërë takimin. Isha e vetëdijshme. Vendimi është marrë që në momentin që është bërë takimi. Por doja ta thoja live sepse ishte e drejtë ta thonim live. Unë fjalën që dhashë e zbatova”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Silvana ka komentuar puthjen e saj me Saimirin, duke theksuar se nuk ishte thjesht diçka fizike.

“Ishte shumë bukur. Shumë mirë. Ndjesi shumë të mira. Nuk është se ne dhamë puthjen dhe u dashuruam me njëri-tjetrin. Unë do shoh se si do sillet ai në vazhdim dhe do bëj ato llogaritë e mia. Nuk ishte vetëm puthje fizike. Ishte afrimitet tjetër, kishte biseda, shumë ngrohtësi”, është shprehur ajo.

E pyetur nëse ka filluar të ndjejë për 33-vjeçarin, Silvana ka thënë se të ndjesh është një fjalë e madhe.

“Të ndjesh është një fjalë e madhe. Ndjesitë e para, emocionet e para mendoj”, ka deklaruar ajo./tvklan.al






Të ngjashme