Mbyllen tre plazhe në Vlorë


Mbyllen tre plazhe në Vlorë

15:49 13/07/2018

Pas Velipojës, edhe në Vlorë u vendosën shirita bllokimi. Hapësirat bregdetare të tre subjekteve pranë Akademisë së Marinës dhe në Plazhin e Ri u mbyllën.

Në këto plazhe, bizneset që i shfrytezojnë duhet të kishin vendosur vrojtuesit dhe sinjalistikën për sigurinë e pushuesve.

Si pasojë e mungesës së rojeve vrojtuese në plazhet e Vlorës disa pushues kanë humbur jetën, ndërsa dhjetra të tjerë nuk kanë marrë dot ndihmën e parë.

Tv Klan






Të ngjashme