Pa surpriza, Gjermania fiton ndaj Sllovakisë
Boateng, Gomez dhe Draxler i dhanë fitoren e padiskutueshme Gjermanisë përballë Sllovakisë. Goli i parë erdhi që në minutën e 8 nga Jerome Boateng, duke iu dhënë gjermanëve qetësinë e duhur.
Po në 45 minutat e para, Mario Gomez shënoi golin e dytë. Goli erdhi në minutën e 43. Në dhomat e zhveshjes gjermanët u futën të sigurt se kalonin në fazën tjetër të Euro 2016. Në 45 minutat e dyta, erdhi dhe goli i tretë. Julian Draxler shënoi në minutën e 63. Sllovakia gjatë 90 minutave tregoi se ishte e paaftë të përballonte Gjermaninë.
/tvklan.al