“Pa tatuazh nuk je modern”
Nëse nuk ke tatuazh nuk je në modë. Të paktën ky është dhe trendi i të rinjve shqiptarë. Ata vendosin të pikturojnë në trup simbole nga më të ndryshmet, për t’i patur si kujtim.
Për çdo punim në lëkurë duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund të shkaktojnë dhe probleme serioze për shëndetin.
Por jo gjithmonë tatuazhet që bëjnë i rezistojnë kohës.
Çdo artist tatuazhesh bën zgjedhjet e tij në krijime por ngjyrat këtë sezon po bëhen më të dukshme.
Asnjëherë nuk dalin nga moda dhe tatuazhet për pjesëtarët e familjes si portrete, iniciale apo thënie nga më të ndryshmet.
Shqiptarët mbetën gjithmonë patriotë dhe këtë e tregojnë më shumë gjatë këtyre muajve.
Burimi: Klan Plus
Gazetare: Varvara Masho