Pablo Escobar vazhdon të terrorizojë, 23 vite pas vdekjes së tij
Në Dorada, fëmijëve iu duhej të vraponin për jetët e tyre ndërkohë që hipopotamët e mbretit të drogës ecnin në rrugë.
Escobar mbante në fermën e tij në Kolumbi hipopotamë të kontrabanduar, së bashku me një sërë kafshësh të tjera si flamingo, elefantë dhe zebra.
Mamaja e një prej fëmijëve, Rosalba Casallas, tha: “
Të dëgjoja britmat e fëmijëve është diçka që nuk do e harroj kurrë. Kujtova se po sulmohej dikush. Ata duken kaq të pafajshëm, por të gjithë këtu e dinë fuqinë që ata kanë. Janë shumë të mëdhenj dhe agresivë. Nëse ata do sulmonin, askush nuk do kishte shanse
.”/tvklan.al