Paccheri me turli perimesh (Video)
Përbërësit:
300 gr paccheri
200 gr borzilok
50 gr ullinj të zi
10 gr kaperi
10 gr stika pishe
2 kunguj jeshilë
2 degë selino
2 domate
1 qepë
1 patëllxhan
1 spec i kuq
1 karotë
1 spec djegës
Majdanoz
Kripë
Piper
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet. Pasi të ziejnë vendosim që të ziejnë paccherit. Presim të gjitha perimet jo shumë imët. Patëllxhanin e përziejmë me miell dhe e skuqim në një tenxhere me vaj jo më shumë se 150 gradë të nxehtë. Në një tigan pjekim për pak minuta stikat e pishës, më pas shtojmë në to pak vaj ulliri, hudhër, qepë, kaperi, ullinjtë e zi. Sapo të skuqen pak bashkë shtojmë edhe selinon, specat, kungullin, karotën dhe i përziejmë që të skuqen të gjitha bashkë. Pasi të skuqen shtojmë edhe domaten e grirë në kubikë. Më pas shtojmë në to ujë nga ai ku ziemë makaronat. Pasi të ziejnë perimet shtojmë në fund edhe patëllxhanët që skuqëm me miell.
Vendosim në gotën e mikserit stika pishe borzilok, majdanoz, vaj ulliri, i përziejmë me mikser dhe i bëjmë krem. Heqim nga uji paccherit dhe shtojmë në to kremin me borzilok. Vendosim në pjatë fillimisht turlinë dhe mbi të paccherit me krem borziloku.
/tvklan.al