Pacienti i parë drejt shërimit, reagon Meta


Pacienti i parë drejt shërimit, reagon Meta

21:26 17/03/2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se pacienti i parë i prekur nga koronavirusi, po shkon drejt shërimit, ndërsa ka dalë negativ ne testin që i është bërë sot.

Në një shënim në Facebook, Meta shkruan se ndihet krenar për stafin mjekësor, teska uron që të gjithë pacientët e prekur nga COVID-19 të marrin të njëjtin lajm të mirë.

“I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm!
Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!
Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!
Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!
Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!” /tvklan.al






Të ngjashme