Pacientja 32-vjeçare përdhunohet në spital
Një paciente me dëmtime të rënda të trurit, është përdhunuar në një spital në New York, ka raportuar policia.
Një infermiere e cila po bënte detyrën e saj, hyri për të kontrolluar pacienten e plagosur kur gjeti Keith Nembhard duke sulmuar seksualisht 32-vjeçaren, në fillim të këtij muaji, sipas New York Post.
Sulmuesi 37-vjeçar, i cili dyshohet se e njihte viktimën, u arrestua dhe u akuzua për përdhunim.
Mjekët thanë për policinë se pacientja ishte e lënduar rëndë, kështu që ishte e pamundur që ajo të kishte dhënë pëlqimin e saj për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ky është incidenti i dytë serioz pasi në qershor, një ish-mjek i pakënaqur, vrau dhe plagosi gjashtë ish-kolegë në spitalin Bronx-Liban.
/tvklan.al