Pacolli premton 70 mijë vende pune dhe themelimin e Bërzës së Kosovës
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke folur për planin ekonomik dhe zhvillimor për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, ka treguar për shtyllat kryesore të planprogramit qeverisës të koalicionit dhe për platformën e ekonomike si dhe mënyrën e implementimit të tij.
Pacolli u ka kërkuar bizneseve të ndërlidhen me ekonominë globale, duke përfshirë dhe Trepçën për të cilën ka thënë se do të shpëtojë nga ndërlidhja pa e ndryshuar pronësinë, transmeton Klan Kosova.
Tutje në fjalimin e tij para investitorëve dhe biznesmenëve të organizuar nga koalicioni AKR-LDK/Alternative , shtoi: ”Mos e prishni natyrën me shfrytëzim të egër, mos e shkatërroni kopshtin që Perëndia na e ka lenë”.
“
Zhvillimi ekonomik me rritje 8%, krijimi i vendeve të punës deri në 70 mijë vetë. Gjithashtu ne do ta themelojmë agjencinë e pavarur të participimeve që të mos e shesim pronën tonë, do të ftojmë investitorët që të fillojnë aktivitetet e tyre në fabrikat që nuk janë në funksion
”, ka thënë Presidenti i AKR-së.
Pacolli po ashtu tha se qysh në fillim të qeverisjes do të jetësohen tri zonat e lira ekonomike, pra në Gjakovë, Mitrovicë dhe Prizren dhe ka shtuar se gjatë mandatit qeverisës do të themelohet edhe Berza e Kosovës./ Klan Kosova.