Pacolli: Qëndrimi i AKR-së i qartë, bashkë me partnerët e koalicionit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se çfarëdo lajmi, i cili do të njoftonte se AKR ka ndryshuar pozicion e partner politik, është thjesht një spekulim, pasi ata s’e kanë ndërmend të lëkunden nga partneriteti me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerët tjerë të koalicionit.
“
Të nderuar miq, secili lajm qe mund ta lexoni është thjesht spekulim
”, shkruan Pacolli në Facebook.
“
Qëndrimi i AKR është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë. Bashkë me partnerët e Koalicionit, LDK-në jemi të vendosur në rrugën tonë, konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim
”./Klan Kosova