Pacult: Duam vendim e dytë


Pacult: Duam vendim e dytë

23:47 21/04/2018

Kukësi duhet të mendojë për vendin e dytë në kampionat. Ky është objektivi që përmend edhe trajneri Peter Pacult para ndeshjes të së dielës në fushën e Laçit, ekip që i shkaktoi eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

“Ajo që na mbetet është që në 7 ndeshjet e ardhshme të japim maksimumin dhe ta mbyllim këtë sezon në vendin e dytë, që për mua do të ishte diçka shumë e mirë”.

Ndeshjet vijnë njëra pas tjetrës, por pas dështimit në Kupë presidenti i Kukësit, Safet Gjici vendosi si ultimatum fitoren e 3 takimeve të radhës, ndryshe do të kishte penalitete. Peter Pacult ka mënyrën e tij për të sqaruar këtë situatë.

“Në Austri kemi një thënie. Paragrafi i parë; Presidenti ka gjithmonë të drejtë. Paragrafi i dytë thotë; Nëse nuk ka të drejtë shiko paragrafin e parë, që do të thotë që presidenti ka gjithmonë të drejtë”.

Ndërkohë për Partizanin do të jetë një provë e fortë me Skënderbeun të hënën në Tiranë. Superliga ka mbërritur në javën e 30 dhe çdo hap fals kushton për ekipet në një kampionat ku nuk janë përcaktuar verdiktet.

Tv Klan 






Të ngjashme