PAD shpall kandidatin për Bashkinë e Tiranës – (26 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Aleanca Demokratike ka publikuar sot, emrin e kandidatit që do ta përfaqësojë atë për Bashkinë e Tiranës. Ish-ministri i Punëve Publike Arben Demeti, do të jetë pretendenti i liberal demokratëve, për qytetar i parë i kryeqytetit. Kështu është rrëzuar kandidatura e Leka Bezhanit, drejtor i përgjithshëm i konvikteve, i deklaruar më parë si kandidati i Aleancës Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Sipas krerëve aleancistë, njeriu vlen më shumë se partia, duke shprehur bindjen se kadidatët e kësaj partie, do të jenë ndër më të votuarit. Ata janë shprehur optimist për fitoren në Kukës, Lezhë, Pukë, Gramsh, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë, Berat etj.
Fushata e Aleancës Demokratike për zgjedhjet e 1 Tetorit, do të përballohet nga katër grupe, të drejtuara përkatësisht nga Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia. Po sot aleancistët kanë bërë të njohur edhe sloganin e tyre, i cili do të jetë “Dhjetë herë më shumë, dhjetë herë më mirë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego