Paditë e Bashkisë për bllokimin e buxhetit, Gjykata Administrative nis shqyrtimin
Paditë e Bashkisë për bllokimin e buxhetit, Gjykata Administrative nis shqyrtimin
Shpërndaje
15:55 02/05/2014Gjykata Administrative në Tiranë vendosi të bashkojë në një dosje të vetme dy paditë që Bashkia e kryeqytetit ka ngritur kundër prefekturës, atë për pezullimin e punimeve të bulevardit dhe përkundërshtimin e miratimit të buxhetit që lidhet po me shpronsimet për bulevardin. Bashkia e Tiranës kërkon nga gjykata administrative shfuqizimin e një fjalie formuluar nga prefekti në një prej shkresave, ku thuhet se është dakord për miratimin e buxhetit të Bashikisë, por në fund kundërshton pjesën e buxhetit që lidhet me shpronsimet për zgjatimin e bulevardit të ri.Pas seancës palët thanë se kanë besim në vendimet e gjykatës.Seanca e sotme gjyqësore e cila zgjati vetëm dhjetë minuta i shërbeu gjykatës vetëm për të plotësuar dosjen me dokumentet e dorëzuara nga palët. Seanca tjetër ku gjykata pritet të dalë me vendim përfundimtar do të mbahet në 13 maj.Tv Klan