Pafajësia e Fatos Nanos (19 Korrik 1999)
Sot në Gjykatën e Faktit nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatësit së Tiranës Pajtim Hoxha ka vazhduar çeshtja gjyqësore për dhënien e pafajësisë ndaj ish Kryeministrit Fatos Nano, i cili është dënuar para disa vitesh për korrupsion me ndihmat italiane në Qeverinë e tij të parë në ’91.
Kryegjyqtari Hoxha nuk la operatorët e televizioneve të filmonin. Dëshmitarët Leontjev Çuçi dhe Dashnor Dervishi dëshmuan dhe thanë se gjithçka është bërë ka qënë brenda ligjeve shqiptare dhe italiane. Prokurori që do ndjekë në vazhdim këtë çeshtje është Ariston Kuka./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj