Pafajësia e “Hakmarrjes për drejtësi”, vajza e ish-drejtorit të Burgjeve: Na vranë sërish
Viola Kaloshi, vajza e një prej të vrarëve, nga e ashtuquajtura organizata kriminale “Hakmarrja për drejtësi” ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila iu dha pafajësi anëtarëve të organizatës.
Në një reagim në profilin e saj në Facebook, vajza e ish-drejtorit të Burgjeve Bujar Kaloshi, i cili u vra në vitin 1996 pranë banesës së tij thotë se vendimi për këtë organizatë ishte një vrasje e dytë për babain e saj.