Pajisja e kosovarëve me pasaporta shqiptare, Meta -Thaçit: Nuk ju ndihmojmë dot!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u është përgjigjur me refuzim si pasojë e pamundësisë kërkesave të Presidentit Thaçi për të pajisur qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare në mënyrë që të shmanget ‘izolimi’ që BE i ka bërë Kosovës.
Gjatë një interviste dhënë për “Radio Televizionin e Kosovës – RTK” Meta tha se kërkesa e Thaçit për pasaportat ishte një protestë në emër të drejtave të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se megjithëse Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, BE i ka vendosur Prishtinës një kushtëzim “
jo të drejtë dhe racional të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit.
”
Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi se nuk është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave, por nënvizoi se Tirana zyrtare e ka të pamundur të bëjë shumë në këtë drejtim.
“
Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot
”, tha Meta duke shtuar se pajisja me pasaporta shqiptare e shtetasve të Kosovës nuk është “
një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës
”.
“
Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës. Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë”, tha ai duke nënvizuar se “një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë
”.
Presidenti Meta tha se Tirana dhe Prishtina duhet të shtojnë përpjekjet për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave dhe të punojnë dhe në mirëkuptim dhe në mirëbesim edhe me palët e Malit të Zi, por edhe me BE për çështjen e demarkacionit./tvklan.al