Pajisja e përgjimit, PD: Letra e Pansas e thellon më shumë skandalin


Pajisja e përgjimit, PD: Letra e Pansas e thellon më shumë skandalin

16:00 20/05/2016

Partia Demokratike thotë se letra e Shefit të Policisë Italiane për Kryeprokurorin Adriatik Llalla jo vetëm nuk e ka mbyllur çështjen për pajisjen e përgjimit, por e ka thelluar akoma më shumë skandalin.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi se kjo letër konfirmon se pajisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht.

Sipas PD, fakti se pajisja është futur në mënyrë të paligjshme tregon se ajo do të përdorej, siç është përdorur nga Saimir Tahiri në mënyrë të paligjshme.

Në letrën e tij, kreu i Policisë Italiane, Alesandro Pansa, siguronte Kryeprokurorin Llalla se pajisja nuk ka qenë e aftë teknikisht të kryente përgjime telefonike.

Tv Klan






Të ngjashme