Pajisje të reja për fëmijët handikapatë (12 Nëntor 1999)


Pajisje të reja për fëmijët handikapatë (12 Nëntor 1999)

15:00 12/11/1999

Për herë të parë në Shqipëri pajisje të cilat shërbejnë për trajnimin psikomotor të fëmijëve me probleme në zhvillim. Ndihmë kjo e dhënë nga agjensia spanjolle në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Spanjoll dhe atë Shqiptar. Në zbatim të projektit për ngritjen e sallave të psikomotocitetit. Këto pajisje janë instaluar në qendrat e zhvillimit të fëmijëve në Tiranë, Korçë dhe Berat dhe do të shërbejnë për trajnimin e handikapatëve që jetojnë në këtë komunitet. Terapi fizike dhe psiqike ,masazh dhe relaks për të stresuarit nga ankthi me probleme. Drejtuesja e kësaj qendre na shpjegon.

Elida Cangonji: Kanë një veçanti këto nuk mund të përdoren si materiale në vetvete. Pra nuk është materiali ai që përbën vlerën, vlerën e përbën pastaj se si neve do ta përdorim këtë material. Kur fëmijës i japim mundësinë që atë që ai ka si veçanti që është magjikja, fantastikja, loja, aventura. Të gjitha këto duke i vendosur materialet në mënyrë të tillë, pra ku të krijojmë një ambjent përralle, një ambjent aventure për fëminë, atëherë aty ai e përdor dhe materialin, dhe si të thuash shfrytëzon potencialet e tij për të korrigjuar paaftësinë që ka.

Ngjyrat, figurat e krijuara dhe loja janë ato që do të sjellin zhvillim dhe ndërgjegjësim të fëmijëve./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme