Paketa antiKÇK, Rama sulmon opozitën: Ka ushqyer krimin
Pas akuzave të Partisë Demokratike për paketën ligjore antiKÇK, të cilën e konsideron si antikushtetuese, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo deklaratë e opozitës nuk është surprizë, teksa sulmon PD-në duke thënë se ka mbështetur krimin dhe e përdor si politikë kundër qeverisë.
“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Paketa ligjore e qeverisë e quajtur antiKÇK synon të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. /tvklan.al