PD: Qeveria lë në mëshirë të fatit mbi 1 mln shqiptarë
“Nuk do të kompensohen 18 ditët e Marsit”
Partia Demokratike thotë se mbi 1 milionë shqiptarë janë përjashtuar nga ndihma ekonomike në kushtet e izolimit për shkak të koronavirusit.
Nga selia blu, Dorian Teliti u shpreh se për 18 ditët e Marsit nuk do të paguhet asnjë qytetar, pasi efektet e paketës ndihmë shtrihet vetëm pas datës 1 Prill 2020.
Një tjetër denoncim i opozitës sot është se qeveria po jep tendera milionëshe në këtë situatë emergjence. Enkelejd Alibeaj tha se janë tenderuar 411 milionë lekë për rregullim të zyrave të administratës në Spitalin e Traumës.
Tv Klan