Paketat ekonomike, kush ka aplikuar gabim të riaplikojë


Paketat ekonomike, kush ka aplikuar gabim të riaplikojë

18:06 29/04/2020

Kreu i ekzekutivit Edi Rama, në një komunikim në Facebook ka njoftuar për planet që po diskutohen në qeveri dhe që priten që të vihen në zbatim në javët e ardhshme.

Për të gjithë personat që kanë pasur problematika me aplikimin për pagën e luftës, për shkak se kanë bërë gabime në regjistrim, Rama tha se bankat do të kontaktojnë me personat specifikë për të ribërë edhe një herë aplikimin.

E njëjta rrugë do të ndiqet edhe për ata që kanë gabuar në Nipt dhe nuk kanë përfituar pagat e luftës apo pagën nga paketa e dytë ekonomike. Në këtë rast Drejtoria e Tatimeve do të kontaktojë me personat për të ribërë aplikimin.

“Janë 2 mijë apo 3 mijë persona që kanë gabuar në aplikimin e tyre me kodin që bankat nuk e lidhin dot me personin dhe këtyre të fundit u është kërkuar të kthejnë emrat që me kod nuk janë të dedektueshëm dhe u kërkohet të korrektojnë gabimin. Janë 3 mijë individë në paketën e parë, Nipt-et e të cilëve nuk korrespondojnë me aplikimin. Sot ose nesër Drejtoria e Tatimeve do t’u dërgojë një mesazh duke u thënë se u është akorduar paga e luftës dhe janë të lutur të aplikojnë sërish”. /tvklan.al






Të ngjashme