Pakti i Stabilitetit anëtarët – (28 Janar 2000)


Pakti i Stabilitetit anëtarët – (28 Janar 2000)

18:31 28/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Partia Demokratike ka kërkuar më tepër se 3 anëtarë në përbërje të komisionit parlamentar për paktin e stabilitetit. Ndërkohë është pranuar kërkesa që vendin e nënkryetarit në këtë komision ti jepet kësaj partie, ndërkohë që partitë e koalicionit qeveritar përkrahin kandidaturën e kryesocialistit Nano për drejtimin e këtij komisioni. Nga një anëtar do të kenë grupimet e tjera parlamentare. Ndërkohë që qeveria, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit do të kenë rol konsultativ. Sipas anëtarit të komisionit të jashtëm Pavlli Zëri, anëtarët e komisionit parlamentar për paktin e stabilitetit do të kenë mandat deri në fund të legjislaturës së parlamentit.

Pavlli Zëri:- “Komisioni mendoj se me rolin që ka marrë përsipër do të bëj një hap përpara për implementimin e paktit të stabilitetit. Abuzimet janë normale në një shoqëri ku opozita është destruktive. Kur bëhet fjalë për paktin e stabilitetit duhet bashkëpunim i të gjitha forcave politike, sepse nuk bëhet fjalë për interesa të ngushta partiake, por për atë kombëtare”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme