Pakti, mafia shqiptare drejton shitjen e drogës


Pakti, mafia shqiptare drejton shitjen e drogës

22:31 12/08/2016

Lufta kundër mafies nga forcat e sigurisë, në provincën Modena në Itali, nuk ndalet. Megjithatë një raport i ri nga Drejtoria e Antimafies tregon se kjo zonë është një nga më të “dashurat” për mafiozët.

Modena është një territor që konsiderohet tërheqës për mafiozët italianë. Me anë të ryshfetit ata janë futur në administratën lokale dhe drejtojnë “biznesin” pa u vënë re.

Raporti tregon se si kanë ndryshuar klanet mafioze, ka një ndarje të territorit dhe nuk ka armiqësi. Çdo familje mafioze shikon punën e vetë duke rritur fitimet.

Ajo që të bie në sy në këtë raport është se ka një bashkëpunim me mafien shqiptare. Kjo e fundit merret vetëm me shitjen e drogës, sidomos kokainë dhe heroinë.

/tvklan.al






Të ngjashme