Pakujdesia e mjekut gjatë lindjes cezariane: U pre se fëmija lëvizte shumë
Pakujdesia e një mjeku ndërsa po kryente lindjen cezariane të një nënë, ka lënë me një shenjë të madhe në fytyrë foshnjën e porsalindur.
Incidenti ndodhi në një spital publik në qytetin Kyshtym në rajonin e Chelyabinsk-Oblast të Rusisë jug-perëndimore. Doktori që po asistonte në lindjen e nënës 19 -vjeçare, preu me bisturi foshnjën në fytyrë.
Darya u dërgua në spital dhe kishte planifikuar një lindje normale, por mjekët vendosën që një prerje cezariane do të ishte më e sigurt pasi foshnja e saj ndryshoi pozicion.
Mediat lokale raportojnë se mjekët fillimisht i bënë anestezisë epidurale Daryas por pasi ajo arrinte të ndjente ende çdo gjë, ekipi mjekësor duhej ta qetësonte pacienten duke i bërë asaj një anestezi intravenoze.
Pasi u zgjua, Darya u shokua kur pa një prerje të madhe në fytyrën e vajzës së saj. Mjekët i thanë se kjo ka ndodhur për shkak se vajza e saj e porsalindur kishte lëvizur shumë.
Ndërkohë, pas këtij incidenti të rëndë, spitali ende nuk ka reaguar. /tvklan.al