Pallatet, sizmiologjia (9 Shtator 1999)


Pallatet, sizmiologjia (9 Shtator 1999)

14:58 09/09/1999

Mbi 100 pallate të reja 8-katëshe janë ndërtuar në Tiranë por vetëm 10 prej tyre brenda 2 viteve janë paraqitur me lejen e marrë nga KRT-ja në Institutin e Sizmologjisë për të përfituar më shumë njohuri për siguri jetese në këto objekte. Frika e tërmetëve që kanë përfshirë Greqinë e Turqinë i bën njerëzit më të interesuar për banesat e tyre.

Një studim i marrë nga qendra sizmologjike ndihmon dhe sqaron se a qëndron kjo ndërtesë në raste tërmetësh apo jo. Të gjitha këto konstruktori duhet t’i zbatojë. Shqetësimi i punonjësve që harton këto studime mbetet se edhe ata që i hyjnë një rruge të tillë nuk dihet a e zbatojnë atë gjatë ndërtimit, pasi kjo detyrë i takon Policisë Ndërtimore t’i kontrollojë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme