Pallatet tek Garda përfshihen nga flakët (29 Prill 2001)


Pallatet tek Garda përfshihen nga flakët (29 Prill 2001)

11:38 29/04/2001

Sot në drekë një tym dhe erë e rëndë zjarri u ndje në pallatet pas Gardës së Republikës. Më pas u identifikua se vatra nga dilte ky tym ishin pusetat dhe bodrumet e këtij pallati. Vetëm flakët nuk dukesh gjëkundi. Nga banorët hidhen teori të ndryshme dhe ankthe. Dikush thotë se kanë marrë flakë mbeturinat e dikush tjetër, goma të vjetra. Me frikë ata thonë se nxehtësia e djegies së gomës prish dhe betonin.

Është lajmëruar zjarrfikësja e cila ka derdhur 2 autobotë deri në 10 mijë litra ujë, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ujin e përpiu bodrumi, por flakët nuk dihet se ku janë. Dera e vendstrehimit nuk mund të hapet pasi punonjësit e zjarrfikëses nuk janë pajisur me kundragaz. Kështu që janë duke pritur për fikjen e natyrshme të tij, ndërsa një pjesë e banorëve janë larguar nga shtëpitë prej frikës së ndonjë shpërthimi të vonshëm./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme