Pallati i Ilir Matës, prishen 2 kate


Pallati i Ilir Matës, prishen 2 kate

19:55 08/01/2010

Pas rrëzimit të kërkesës nga gjykata të biznesmenit Ilir Mata për pezullimin e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës, Inspektoriati i Ndërtimit ka filluar me prishjen e 2 kateve, te cilat zënë hapësirën publike të rrugës së kalimtarëve.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aksioni për prishjen e këtij pallati shkaktoi mjaft polemika, madje dhe konfrontime mes policisë së rendit dhe Policisë Bashkiake, ndërsa në këtë ngjarje u përfshinë edhe disa deputetë të PS.

Të parët që dhanë alarmin për ndërtimin e një objekti të paligjshëm në zonën ku duhet të kalonte një rrugë, ishin vetë banorët të cilët denoncuan ndërtimin e godinës 12 katëshe në pjesën ku ajo zinte hapësirën e planifikuar për një tunel kalimtarësh.

Tv Klan






Të ngjashme