Pallati i Kongreseve, veteranët në kujtim të 55 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë (29 Nëntor 1999)
Veteranë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe drejtuesit e lartë të Shtetit Shqiptar, kanë qënë dëshmitarë të fakteve historike të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në një takim solemn në mesditë në Pallatin e Kongreseve. Kryetari i Organizatës së Veteranëve, Pirro Dodbiba ka përmendur rolin e pamohueshëm të udhëheqësit të Luftës Antifashiste Enver Hoxha edhe më pas në ndryshime rrënjësore pas çlirimit të Atdheut.
Kryeministri Ilir Meta u ka bërë thirrje forcave politike të heqin dorë nga diskutime shterpë e të përfshihen në bashkëpunimin institucional për integrimin e Shqipërisë në strukturat Euro Atlantike.
” Përballë nesh fillojnë sfida të mëdha që lidhen me sigurinë, me rendin dhe luftën kundër krimit dhe unë dua të ju premtoj juve se ashtu siç luftuam kundër fashistëve pa dallim feje dhe ne ashtu do të luftojmë kundër krimit”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame