Pallati i prishur i kyrebashkiakut të Përmetit pas eksplozivit – (27 Prill 2001)


Pallati i prishur i kyrebashkiakut të Përmetit pas eksplozivit – (27 Prill 2001)

15:43 27/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është pallati i vjetër trekatësh, ku banon kryetari i Bashkisë së Përmetit, në derën e të cilit para dy netësh shpërtheu një sasi tritoli. Përveç shtëpisë së Arian Kotes, dëmtime nga shpërthimi kanë pësuar edhe katër familje të tjera, komshinj me të. Të gjitha hyrjet e pallatit kanë pësuar dëmtime të rënda.

Sipas policisë së Përmetit, sasia e vogël prej 200 gramësh e eksplozivit ka bërë që të mos ketë viktima në njerëz. Ndërsa ky është apartamenti i kryebashkiakut përmetar Kote, ku ai banon vetëm me të ëmën. 31 vjeçari Kote, i ardhur në krye të Bashkisë së Përmetit në zgjedhjet e fundit, flet për TV Klan.

Arian Kote:- “Unë nuk kam pas asnjë konflikt, por jam i bindur që kjo mund të jetë vetëm pasojë e respektimit të ligjit që e kërkojë me forcë nga të gjithë qytetarët dhe nuk do të bëjë asnjë lloj dallimi si do që të shkojnë punët. I drejtohem edhe atyre që mund ta kenë bërë këtë, që është vështirë që mua të më trembin me presione të tilla dhe i sigurojë që të gjithë që kompetencat e mija do i ushtrojë deri në ditën e fundit të mandatit”.

Ndërkohë këshilli bashkiak i Përmetit, duke parë që viktimat e apartamentit të shpërthimit janë disa, ka vendosur t’i ndihmojë ata financiarisht. Policia e Përmetit edhe pse ka nisur menjëherë hetimet nuk ka arritur të identifikojë dhe të kapë autorët./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme