Pallati i Sportit ” Asllan Rusi” dhe shpërndarja e ndihmave (30 Prill 1999)


Pallati i Sportit ” Asllan Rusi” dhe shpërndarja e ndihmave (30 Prill 1999)

13:24 30/04/1999

Pallati i Sportit tashmë është kthyer në një pikë ku shkarkohet gjithçka, njerëz,ushqime, veshje e dyshekë. Që në hyrje të tij shikon një rrëmujë. Një maune e ardhur nga Gjermania me veshje për kosovarët nuk gjen pikën e përshtatshme për shpërndarje. Porta hyrëse është bllokuar komplet. Njerëzit detyrohen të shtyhen për të marrë veshjet. Një pamje aspak e këndshme.

Thasë që hidhen në këmbët e tyre dhe njerëz që zgjedhin ato çfarë i duhen dhe të tjerë. Në ambjentet e brendshme janë vendosur banakë që bëjnë të mundur dhënien e ushqimit në mënyrë më të rregullt. Një ditë më parë është bërë dhe dizinfektimi i ambjenteve. Duket se fluksi i të ardhurve ka rënë. Ata që paraqiten këto ditë janë mëse një muaj që jetonin në Kukës dhe këtu kanë ardhur për kushte më të mira./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme