Pallati ku bie zjarr çdo vit


Pallati ku bie zjarr çdo vit

15:35 03/12/2018

“Ka qenë ora 17:30 e se dielës kur ky pallat ne rrugën Dhaskal Tod’hri në zonën e Astirit është përfshirë nga zjarri dhe nga tymi dhe shkak për këtë dyshohet se është bërë një defekt në panelin elektrik.”

“Krismë e madhe, kemi dalë jashtë, kanë bërtitur njerëzit, flaka dhe tymi ishin ngado”, tha një banore.

Po kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë pallat.

“Është hera e tretë vetëm tek kjo shkallë dhe 2 herë shkallët e tjera. Këtë herë u dogj me shumë se herët e tjera, kemi frikë”.

Banoret thonë se pas rastit të parë, instalimet janë kryer privatisht.  Sipas OSHEE shkëndija elektrike ka ndodhur pikërisht në katin e tretë të pallatit, ku shtrihen linjat elektrike, të telefonisë, internetit, TV dhe ujit të pijshëm. Nga analiza paraprake është konstatuar se gjendja e rrjetit dhe kushtet e kolektorit ishin jashtë standardit teknik, nga mungesa e mirëmbajtjes dhe neglizhenca e banorëve.

Tv Klan






Të ngjashme