PD: Fijet që lidhin Ramën me kompaninë ICTS në Rinas
Demokratët publikuan disa fakte që sipas tyre lidhin avokatin e Partisë Socialiste, Eno Bushi me kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”, ku pak ditë më parë u grabitën miliona Euro. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka tha se avokati Bushi ka zotëruar aksione të kompanisë ICTS e cila merr 2 milionë Euro për sigurinë e aeroportit.
“Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm. Të dyja kompanitë kanë një pronar ICTS EUROPE.
Të dyja kompanitë, njëra e themeluar në shkurt 2005, tjetra në Mars 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person. Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, shtetasi grek autorizon si një nga përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, Eno Bushin.
-
Të dyja kompanitë kanë të njëjtin person që firmos për pagesa mbi 50 mijë apo luan rolin e Administratorit, Aldi Meloholli.
-
Të dyja kompanitë kanë të njëjtin drejtor teknik për sigurinë
-
Të dyja, kompanitë kanë ndryshuar adresë në të njëjtën kohë,
-
Të dyja kompanitë kanë ndryshuar pronar në shkurt 2013, duke kaluar nga hollandezët tek francezët. Në këtë kohë, avokati i Edi Ramës bëhet pronar me 25 përqind të aksioneve, në kompaninë me pronare vendimmarrëse përgjegjësen për sigurinë e Rinasit.
-
Të dyja kompanitë, në Korrik 2014, kanë një adresë të re, të njëjtën adresë: Qendra Alpas, godina 146, hyrja 2″.
Sipas Palokës grabitja e armatosur në Rinas është dëshmi se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar siguri, por është përfshirë në mbrojtjen e kompanisë, përgjegjëse për sigurinë e aeroportit.
Tv Klan