Paloka: Kërcënimi i dytë publik i Tahirit për Ramën
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, prononcimin e ish-ministrit Saimir Tahiri jashtë parlamentit të enjten e ka lexuar si kërcënimin e dytë publik të tij për kryeministrin Rama.
Në një postim në Facebook, Paloka tha se Tahiri ka përdorur përsëri një shprehje të Ramës për ta kërcënuar. “
Nuk ka bir nëne dhe bir k**ve të më ndalojë…” kërcënoi sot Tahiri me të njëjtën shprehje që përgjigjej dikur Rama për akuzat e korrupsionit që i bëheshin kur ishte kryetar bashkie.
”
Paloka kujtoi se “Paralajmërimi i parë i Tahirit ndaj Ramës u bë publikisht në fillimet e skandalit po me një shprehje të përdorur nga Rama: “nuk keni parë asgjë akoma.”
“
I gjendur në të njëjtat rrethana, kur arrestimi i tij është përsëri afër, i kërkuar me këmbëngulje jo vetëm nga opozita, por dhe nga ndërkombëtarët për shkak të fakteve evidente, Tahiri duket se ka marrë sinjale edhe që Rama është gati ta lëshojë për herë të dytë. Berisha bëri dje një denoncim që si gjithmonë rezulton i vërtetë dhe më së i saktë. Ne këto kushte vjen kërcënimi i dytë i Tahirit për Ramën duke i bërë të qartë se jo vetëm nuk pranon të bëjë burg për Ramën, por nëse Rama do e lëshojë, ai do nxjerrë jo vetëm bëmat e fundit të shefit të tij por do t’i kthehet dhe aferave korruptive të bashkisë. Këta janë ata që na drejtojnë dhe pretendojnë madje të pranohen dhe ne BE”
, tha Paloka.
/tvklan.al