Pamja e një prej femrave më të bukura në botë ndan dysh ndjekësit
Love Magazine ka realizuar foto të mahnitshme të cilat do të jenë pjesë e kalendarit
Love Advent
. Ashely Graham ia nisi duke thënë: “Realizimi i kalendarit është një shprehje e vërtetë e dashurisë për veten dhe i nxit gratë të përqafojnë sensualitetin e tyre”. “Motoja e këtij viti është #STAYSTRONG (Forca!) sepse ne jemi të fuqishme, ne jemi të forta dhe udhëheqim botën”. Dje, Gigi Hadid ishte protagonistja e Love’s Day 11, duke u shfaqur në një video ku po “luante box” ndërkohë që dukej shumë në formë dhe e fuqishme. Por askush nga fansat nuk u përqendrua në qëllimin e kësaj nisme. Të gjithë ata komentuan qimet në sqetullat e super modeles Gigi. Pamja e 22-vjeçares, një prej femrave më të bukura në botë, ka ndarë dysh ndjekësit. Shumë prej tyre e mbështetën në nismën e saj, ndërsa të tjerë e kritikuan se “nuk ishte një pamje e pastër”./tvklan.al